Qendrat e basteve nxjerrin koeficientët: Si do të quhet bebja e Gjokoviçit?

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, dhe bashkëshortja e tij presin që, në gusht, të bëhen me një fëmijë të dytë. Ajo, sikurse thuhet, është në muajin e dytë të barrës dhe kjo gje duket se e pengoi atë që të shkonte në Nish me bashkëshortin e saj në ndeshjen e kupës Dejvis. Ka spekulime se Jelena do të lindë në Monako, ndërkohë që familja shpreson se fëmija që do të lindë, do të jetë vajzë. Kështu që qendrat e basteve, në ofertat e tyre, kanë ofruar koeficientët e tyre për emrat e mundshëm. Shanset më të mëdha e ka emrin Nemanja, nëse lind djalë, dhe Katarina, nëse lind vajzë. Informacionin e lartpërmendur e konfirmoi, ditët e fundit, për median serbe edhe çifti në fjalë.

Sfidanti.al