E përditshmja e njohur franceze, “L’Ekip”, shkruan se PSZH-ja do që Barcelona t’i japë asaj dy futbollistë që ajo do plus 100 milionë euro. Leonardo e hodhi poshtë idenë që Nejmari të jepet hua, ndërkohë që klubi francez është i vendosur që “të luajë fort” – është gati ta japë Nejmarin, por vetëm me kushtet e veta.
Pra, PSZH-ja kërkon minimumi 100 milionë euro plus dy futbollistë sipas zjedhjes së klubit francez që është i interesuar për shërbimet e Kutinjos, Samedos ose të Dembeles.
Barcelona, tani për tani, është gati që të nisë për në drejtimin e kundërt në Paris vetëm një lojtar. Tani duhet të pritet edhe pak kohë që të shihet sesi do të përfundojë saga e transferimit të Nejmarit që po zgjat gjatë të gjithë verës.
Sfidanti.al