PSG vendos cmimin për Neymar, duhen të paktën 100 milionë Euro

Nëse një klub do të dojë që të blejë Neymar nga Paris Saint Germain në merkaton e transferimeve në verën e ardhshme do të duhet që të paguajë të paktën 100 milionë Euro.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ që nënvizon se klubi kampion i Francës po kërkon që të blejë në merkaton e janarit  Dele Allin që është pranë largimit nga Tottenhami, ndërkohë që për në qershor ëndërron Lional Messin dhe David Alabën, dy futbollistë që mund të largohen me parametra zero. Gjithsesi për momentin Paris Saint Germaini është i përqendruar në cështjen e rinovimit të kontratave të dy yjeve të tij, pikërisht Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sfidanti.al