Është LeBron James sportisti i vitit 2020 sipas ‘Time Magazinë’. Revista e njohur vendosi të nderojë yllin e Los Angeles Lakers jo vetëm për rezultatet sportive, por sidomos për impenjimet sociale e për faktin se mbështeti dhe promovoi fushatën ‘More than a vote’ që sensibilizoi amerikanët për rëndësinë e votës në zgjedhjet e fundit presidenciale. Sezoni i James ishte i paharrueshëm me 36 vjecarin që mori përsipër LA Lakers drejt titullit të NBA, një titull të cilin ai personalisht e fitoi për herë të katërt në karrierë. Por ‘Times’ u fokusua më shumë diku tjetër.
‘Pas thuajse dy dekadash në NBA, James e kuptoi se talenti I tij në fushë është një mjet për të arritur dicka të më të madhe-shkroi gazetari Sean Gregory në motivimin për këtë cmim ndaj James-Këtë vit më shumë se kurrë ai tregoi se nuk ka rivalë në 2 situata. Pavarësisht vështirësive, James luajti në ‘flluskën’ e Orlandos dhe i drejtoi Lakers drejt titullit. Dhe duke qëndruar në Orlandi, rriti rëndësinë dhe ndikimin e tij duke përfshirë edhe pronarët e pasur, kolegët sportistë dhe tifozët në të gjithë botën drejt një impenjimi demokratik direkt. Në të gjithë këtë, ai foli vetë për ankthin e afroamerikanëve duke e drejtuar dhimbjen dhe zemërimin të një plan veprimi preciz’
Për impenjimin e ndikimin e James ndërhynë edhe yje të tjera të sportit boëror mes të cilëve edhe Lewis Hamilton që gjatë këtij viti iu bashkua yllit nga Akron në betejën në favor të lëvizjes ‘Black Lives Matter’. ‘Kur pashë që në anën tjetër të oqeanit një tjetër sportist i spikatur po luftonte për një kauzë të ngjashme me timen, në atë moment kuptova që nuk isha I vetëm-tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
Sfidanti.al