Juventus, pranohet apeli për Moratën, do të jetë ndaj Genoas

Alvaro Morata do të kthehet në dispozicion të Andrea Pirlos për ndeshjen ndaj Genoas. Gjykata Sportive e Apelit në fakt e pranoi apelin e bërë nga skuadra torineze për dënimin e sulmuesit spanjoll me 2 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq të marrë për protesta në fund të ndeshjes kundër Beneventos.

Skualifikimi i Moratës u reduktua nga 2 në 1 ndeshje pezullim, të cilën e kompensoi në derbin me Torinon, Kjo do të thotë se Morata do të jetë në ndeshjen e kësaj fundjave dhe mund të marrë vendin e titullarit në skuadër përkrah Cristiano Ronaldos

Sfidanti.al