PSG, dëgjoje mirë Mbappenë: Të bëhen blerje të mira

Kylian Mbappe i bën një apel të qartë paris Saint Germainit teksa i kërkon që të bëjë blerje të mira në merkaton e transferimeve në mënyrë që skuadra pariziene të kthehet sërish në finalen e Ligës së Kampioneve. Ylli i përfaqësueses franceze e bëri kërkesën e tij në një intervistë për ‘Telefoot’ teksa foli për aktualitetin e Paris Saint Germainit pas humbjes në finalen e Lisbonës ndaj Bayernit të Mynihut.

‘Duhet ta kapërdijmë-tha Mbappe-është e trishtueshme, e komplikuar , por është pjesë e jetëve tona. Ishte një zhgënjim i madh për mua. Paris Saint Germain është rritur nëpërmjet kësaj finaleje si klub.Përpara saj kishim një bllokim psikologjik në cerekfinale të Ligës së Kampioneve’.

Mbappe më pas bëri kërkesën e tij për merkaton e transferimeve në drejtim të drejtuesve të klubit.

‘Shumë skuadra kanë humbur një finale të Ligës së Kampioneve për ta fituar atë në vitin pasardhës-shtoi sulmuesi-duhen bërë blerje të mira në merkaton e transferimebe, duhen sjellë në skuadër disa lojtare, shpresojmë që të vijnë elementë të mirë. Sigurisht jam optimist se do të mund të fitojmë Ligën e Kampioneve’.

Sfidanti.al