Benfica, Rui Costa shpjegon ‘Jo’ për Cavanin: Në moshën 34 vjecare nuk mund të kërkosh 10 mln Euro pagë.

‘Cavani? Ne e bëmë punën tonë. Donte pagë 10 milionë Euro dhe për ne është e papërballueshme. Arritëm deri në 7 milionë. Një futbollist që është rreth 34 vjec nuk mund të kërkojë shifra të tilla’-kjo është ajo që ka deklaruar Drejtori Sportiv i Benficas, Manuel Rui Costa teksa shpjegoi se përse dështoi kalimi I Edinson Cavanit te skuadra luzitane në një interfisrë për televizionin zyrtar të klubit

‘Je futbollisti më i fortë në botë dhe e ke treguar në fsushë? OK, 10 milionë sepse je Messi ose Ronaldo. Por pjesa tjetër duhet të përshtete me paga të përballueshme për klubet-tha Rui Costa-bota e futbollist duhet të ridimensionohet mirë’

Cila do të jetë e ardhmja e uruguajanit që e mbylli kontratën me PSG? Juventus po e mendon këtë opsion, por për momentin sido që të jetë bëhet fjalë vetë, për sondazhe paraprake. Cavani duket se është kundër kthimit në Itali e të veshë një fanelë që nuk është ajo e Napolit, ndërkohë që Juventusi ka ndërmend të ndjekë edhe pistat e Dzekos dhe Suarez.

Sfidanti.al