Protokolli i La Liga, futbollistët e ‘ngelin në klasë’

Rifillimi i kampionatit spanjoll të futbollit është ende në dyshim edhe pse është publikuar protokolli i La Ligës dhe shkak për këtë janë vetë futbollistët. Sindikata e Lojtarëve në fakt nuk e ka pranuar protokollin e përcaktuar nga Komisioni për Sportin dhe kërkon sqarime rreth rreziqeve të përhapjes së virusit dhe se cfarë do të ndodhë në rast se do të shfaqet ndonjë rast pozitiviteti. Sipas AFE, protokolli për mënyrën sesi është përpiluar, nuk do të marrë miratimin e Ministrit të Shëndetësisë.

‘Duam të dimë  se cili është rreziku i përhapjes së virusit pas rifillimit-thonë futbollistët-nëse i takon ministrisë për të vendosur për testet për lojtarës dhe sesi funksionin mekanizmi I koordinimit në rast se nuk zbatohet protokolli;  mendojmë se në raste të tilla të ketë sanksione të ashpra’

Sindikata e Futbollistëve në Spanjë i kërkon qeverisë Sanchez që të jetë më e qartë në atë cfarë do të ndodhë nëse do të ketë raste të reja; nuk specifikohet nëse do të ketë karantinë për të gjithë skuadrën apo do të izolohet vetëm i prekuri i ri.

Sfidanti.al