Australia i ofron ndihmë Britanisë së Madhe të paktën për futbollin. Agjenti anglez që jeton në Perth të Australisë, Gary Williams i propozoi Premier League të luajë 92 ndeshjet e kampionatit në kryeqytetin e Australisë Perëndimore për të përfunduar sezonin.
‘Klubeve angleze u pëlqen propozimi ashtu sikurse edhe disa funksionarëve qeveritarë me të cilët kam folur-u shpreh Gary Williams
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ një senator australian është gati që të përqafojë idenë e Willimas që mesa duket ka qenë në kontakt me qeverinë australiane dhe Ministrinë e Sporteve për të marrë mbështetjen për këtë ide interesante
‘Bëjmë turne nëpër botë në prag të cdo sezoni. Ky skenar nuk do të kishte shumë ndryshim. Dhe klima në Australi në këtë moment ështe ideale-tha drejtuesi i një klubi anglez për tabloidin duke preferuar që të qëndrojë anonim.
‘Perth është qyteti më i izoluar në botë dhe mund të grumbullohemi nëgrupe me 10 persona, mund të shëtisim dhe të shkojmë në plazh-tha Williams-kemi pasur vetën 4 raste në 10 ditët e fundit’.
Në Perth janë 4 stadiume ku mund të luhen ndeshjet e Premier League; Optus Stadium me 65 mijë vende, Perh Oval me 20500 vende, fusha e kriketit WACA me 24500 vende dhe Joondalup Arena me 16.000 vende.
Sfidanti.al