E ardhmja e futbollit italian, që është gjunjëzuar nga pandemia coronavirus, është në dyshim me kalendarin që duhet përpiluar sërish, ndërkohë që duhet të mësohen fatet edhe të Kupës së Italisë. Asambleja e Ligës e mbajtur të premten vendosi 2 data të mundshme për rifillimin që mbartin me vetë edhe 2 skenarë të mundshëm shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri; mund të rifillohë në 13-14 qershor apo 20-21 qershor
Sic u tha, diferencat janë të shumë dhe kanë të bëjnë sidomos me Kupën e Italisë; mundësia e parë, rifillimi nga java e 27 do të parashikonte zhvillimuin e ndeshjeve të prapambetura në 17 qershor për të mbyllur kamponatin në 1 gusht , me finalen e Kupës së Italisë në 22 korrik. Hipoteza e dytë parashikon rifillimin në 20 qershor, me ndeshjet e prambetura për në 24 qershor, jo Coppa Italia dhe mbyllja e kampionatit në 1 gusht.
Por cfarë do të sillte anulimi i Kupës së Italisë?Me siguri do të ishte një goditje për Napolin, por sidomos do të sillte një ndryshim përsa u përket skuadrave që do të marrin pjesë në Europa League. Nëse Coppa Italia do të anulohet, në këtë kompeticion do të kualifikohet skuadra e vendit të 7 në klasifikimin e Serie A.
Sfidanti.al