Në Spanjë është përpiluar protokolli për rifillimin e aktiviteteve sportive që ka një bazë të rëndësishme; rifillimin, që nga stërvitjet e para deri te kompeticioni I vërtetë, një proces që nuk mund të kryhet në mënyrë të menjëhershme për të evituar dëmtimet. Ky proces iu rifillimit të sportit spanjoll parashikon 4 faza; Faza e parë rinisja e stërvitjeve individuale që mendohet në 11 maj, në fazën e dytë hyn puna taktike, në fazën e tretë, stërvitja do të intensifikohet ne modalitetin parandeshje, ndërsa në fazën e katërt është rifillimi I ndeshjeve dhe kompeticioneve.
Përpara rihapjes së strukturave sportive do të procedohet me pastrimin dhe dezinfektimin e tyre që duhet të bëher të paktën 2 herë në ditë e sidomos me një vizitë mjekësore të sportistëve. Trajneri dhe stafi teknik do të mbajnë gjithnjë maska dhe doreza dhe do të rrinë në një distancë prej të paktën 2 metrash.
Sfidanti.al