Propozimi i ri i Barcelonës, 70 milionë dhe Junior Firpo për Lautaro Martinez

Pasi  gjeti akordin me futbollistin, Barcelona po kërkon mënyra për të bindur drejtuesit e Interin në arritjen e një akordi edhe me klubin milanez. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, oferta e fundit që klubi katalanas I bëri Interit është 70 milionë Euro dhe kartoni i Junior Firpo që vlerësohet me 41 milionë Euro, për të arritur në shifrën e 111 milionë Eurove të klauzolës së kontratës së Lautaro Martinez me Interin.

Përsa i përket mbrojtësit të krahut të Barcelonës, Junior Firpo, ai mund të përshtatet në mënyrë përfekte me futbollin e aplikuar nga trajneri Conte te Interi. Junior Firpo mund të vrapojë shpejt dhe ka shumë rezistencë, cilësi që përshtaten rolit të lojtarit të krahut në skemën 3-5-2. Megjithatë vlera e tij duket e ekzagjeruar  dhe Interi vështirë se mund të pranojë një ofertë të tillë, vetëm nëse Barcelona rrit pjesën e ofertës në para cash me të paktën 20 milionë Euro.

Sfidanti.al