Portugali, tifozët e Benficas sulmojnë autobusin e skuadrës; plagosen 2 lojtarë

Futbolli pas pandemisë coronavirus ka ndryshuar shumë, por disa zakone të këqija për fat të keq nuk ndryshojnë kyrrë. Konfirmimi vjen nga Portugalia ku u shfaq një episode dhune në momentin e rikthimit të kampionatit me protagonistë tifozët e Benficës. Këta të fundit mbetën të zhgënjyer nga barazimi 0-0 i skuadrës së tyre në ndeshjen me ekipin modest Tondelo që gjithsesi iu bashkua Portos, sulmuan autobusin e Benficës me gurë duke plagosur 2 lojtarë Weigl dhe Zivkovic të cilët u dërguan në spital.

Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra po hynte në qendrën stërvitore dhe autobusi gjendje në një urë në Seixal, kur disa tifozë të Benficës hodhën gurë dhe sende të tjera mbi autobus duke thyer xhamat dhe plagosur 2 futbollistë. Sipas ‘Record’dy futbollistët e plagosur morën ndihmën e menjëhershme mjekësore. Mësohet se Zivkovic  u godit në sy nga disa cifla, ndërsa Weigl  ishte I shokuar pasi edhe më parë ka qenë objekt I një sulmi në autobus kur ishte pjesë e Borussia Dortmund.

Në një komunikatë, Benfica thekson se dy lojtarët e plagosur qëndruan nën vëzhgimin e mjekëve në spital pas plagëve të marra dhe se klubi do të bashkëpunojë plotësisht me autorietet dhe se kërkon përpjekjet maksimale për identifikimin e personave përgjegjës për këto akte kriminale. Ndërkaq edhe Liga Portugeze e Futbollit ka dalë me  një komunikatë zyrtare ku dënon me forcë sulmin ndaj autobusit të Benficës teksa shpreh besimin se autorët e këtij akti kriminal do të identifikohen nga autoritetet

Sfidanti.al