‘Emri i trajnerit të ri do të bëhet i ditur në ditët në vazhdim-theksohej në komunikatën e Barcelonës kur zyrtarizoi shkarkimin e Quique Setien pas mbledhjes së bordit drejtues ditën e hënë. Por katalanasit e kanë bërë zgjedhjen e tyre, Ronald Koeman.
Në fakt është ky i fundit që konfirmoi se do të ulet në pankinën blaugrana pranë zyrave të Federatës Holandeze të Futbollit. ‘Po, është koha të shkoj te Barcelona-u shpreh Koeman per TV NOS-do të më pëlqente, por për momentin nuk ka akord përfundimtar dhe as firmë në kontratë. Të presim’. Ndërkaq, sipas ‘El Mundo Deportivo’, njoftimi zyrtar pritet të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme
Në të njëjtën kohë, te Barcelona u mor edhe një vendim tjetër, zgjidhja e kontratës me Eric Abidal. Lajmi u komunikua nga vetë klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate për shtyp duke theksuar se u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës me Drejtorin Sportiv të saj duke konfirmuar kështu se te Barcelona vijon revolucioni ne aspektin teknik të klubit katalanas.
Sfidanti.al