Vendimi i David Silvës për të nënshkruar me Real Sociedad pasi e bëri Lazion të krijojë iluzione, nuk i pëlqeu aspak klubit bardhekaltër. Drejtori Sportiv, Igli Tare nuk i kurseu fjalët e ashpra për mesfushorin spanjoll.
‘Mësova për transferimin e David Silvës te Real Sociedad. E respektoj si futbollist, por jo si person-tha Tare pas vendimit të David Silvës për t’u tërhequr nga ideja për të kaluar të Lazio me të cilën duket se kishte gjetur edhe një marrëveshje.
Lazio e kishte bërë ofertën për David Silvën dhe priste përgjigjen e tij me futbollistin që dukej gati për t’u transferuar në kryeqytetin italian. David Silvës iu ofrua një pagë prej 4 milionë Euro për 3 sezone dhe disa favorizime të tjera mes të cilave një shtëpi në qendër dhe një jet privat në dispozicion për udhëtimet në Spanjë.
Por mbrëmjen e hënë erdhi edhe komunikata e klubit bask që bëri të ditur ardhjen e futbollistit duke habitur dhe zemëruar Lotiton. Ndërkaq, Babai I David Silvës ka reaguar ndaj kësaj deklarate të ashpër të Tares. ‘Kur lajmëruam Lazion se djali im zgjodhi Real Sociedad, drejtuesit e saj nuk reaguan keq; nuk e kuptoj këtë qëndrim-tha David Jimenez, babai i David Silvës teksa iu kundërpërgjigj Tares-Me Lazion foli agjenti i djalit tim, jo ai vetë dhe asgjë nuk ishte e sigurt. Po flisnim edhe me klube të tjerë dhe në fund David zgjodhi Spanjës. Tani e nuk e kuptoj pse duhet gjykuar si person’.
Sfidanti.al