Presioni rritet; Rakitic thërret Lautaro Martinez te Barcelona: Duam më të mirët

Presioni asfiksues i botës Barcelona mbi Lautaro Martinez shtohet dhe pas mesazhit të dhënë nga Messi, vjen edhe ai i Ivan Rakitic që ftoi argjentinasin të transferohet në Camp Nou.

‘Lautaro? Une, ashtu sikurse edhe Barcelona, duam gjithnjë lojtarët me të fortë me ne-tha Rakitic në një intervistë për Radio Cope-Lautaro është një prej këtyre futbollistëve. E pamë vetë kur u përballëm me Interin’

Ndërkaq, edhe vetë Rakitic nuk e ka të qartë të ardhmen e tij me kroatin që e ka kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021 dhe që pëlqehet shumë nga disa klube evropiane mes të cilëve pikërisht Interi dhe Juventusi.

‘Prisja që gjatë periudhës së karantinimit për shkak të coronavirusut, Bartomeu të më bënte ndonjë telefonatë-vijoi Rakitic duke i dhënë një mesazh klubit blaugrana-gjatë këtyre ditëve të kufizimit kam folur me Abidal për rikthimin, por ndoshta kishte dicka tjetër. Nuk kam mendime negative. Kur nënshkruaj një kontratë, dua ta respektoj deri në fund. Por tani nuk e mendoj se cfarë do të ndodhë nesër, jam i përqendruar në ndeshjet e mbetura të Ligës, më pas do të shohim’.

Rakitic, që në javët e kaluara tha se ishte gati të merrte përsipër riskun e prekjes nga Covid-19 dha opinionin e tin edhe në lidhje me grumbullimet e gjata si masë për parandalimin e virusit. ‘Nuk shërbejnë për asgjë-tha kroati-nuk na ndihmojnë në asnjë mënyrë’.

Sfidanti.al