Angli, karantinë për të huajt; rrezikohen eventet evropiane

Kompeticionet evropiane janë në rrezik për klubet angleze. Sipas qeverisë britanike, të gjithë ata që do të duan të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Një masë e tillë e bën të pamundur udhëtimin e skuadrave të huaja në drejtim të Britanisë së Madhe. Federata Angleze e Futbollit duket se e kishte bindur Ministrin e Kulturës, Oliver Dowden që të kërkonte një përjashtim në këtë masë për futbollin,por kjo kërkesë u anulua nga Departamenti i Shëndetit dhe kabineti qeveritar.

Sipas një burimi pranë qeverisë, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, por  në Downing Street kjo masë konsiderohet solide. Kjo do të thotë se Manchester City dhe Chelsea në Ligën e Kampioneve dhe Manchester United, Ëolverhampton e Glasgoë Rangers në Europa League mund të shohin që t’u mbyllet para kohe aventura në këto dy kompeticione. Ditën e hënë, klubet në Premier League votuan në mënyrë unanime ‘Project Restart’ që i lejon  futbollistët të kthehen në stërvitje edhe pse në grupe të vogla, ndërkohë që kampionati mund të rifillojë në mesin e qershorit.

Sfidanti.al