Zola kthehet te Celsi me një mision të pamundur,por  në emër të paqes

Xhanfranko Zola do të jetë drejtori teknik i ri i Celsit, bën të ditur një numër mediumesh anglezë, sipas të cilëve ky ish-futbollist i shkëlqyer italian bën pjesë në planet e presidencës së “bluve” të Londrës për ta forcuar këtë klub në aspektin organizativ dhe për të rregulluar marrëdheniet e trajnerit italian, Antonio Konte, me lojtarët.

Sikurse dihet, Zola ka luajtur gjatë shtatë sezoneve me Celsin.