E papritur : Fernando Tores do të kthehet në Premier Ligë

Ka shumë mundësi që, janarin e ardhshëm, Fernando Tores, të largohet nga Atletiko e Madridit, ndërkohë që ai ka oferta nga Kina dhe liga amerikane MLS, por, sidoqoftë, ky futbollist spanjoll nuk do që të largohet nga Evropa. Në fakt, gjatë këtij sezoni, Toresit nuk po i jepet ndonjë minutazh i madh që të luajë, ndërkohë që hapësira e tij kohore në fushë do të pakësoht edhe më shumë, kur do të fillojë që të luajë Diego Kosta. Në këto kushte, “El Ninjo” po mendon seriozisht për ndryshimin e mjedisit.

Sipas mediumeve spanjolle, Toresi ka shumë mundësi që të kthehet në Premier Ligë, ku për të janë të interesuar dy klube, Njukaslli i Rafa Benitezit, të cilit i pëlqen sulmuesi spanjoll, dhe Sauthemptoni që sheh te Toresi një sulmues të dobishëm.

Sfidanti.al