Xhaka përse nuk të mbajnë këmbët? Bëhu gati për tubin…

Shumë përdorues të rrjetit social “Twitter” kanë ngritur polemika rreth asaj se a ishte zvicerani me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i dehur në humbjen turpëruese të Arsenalit ndaj Crystal Palace.

Arsenal humbi 3 me 0, dhe një numër lojtarësh në ekipin londinez u kritikuan ashpër pas kësaj ndeshjeje, përfshirë Hector Bellerin, Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi, por një moment i Granit Xhakës është përfolur më së shumti në rrejtët sociale.

Një video 18-sekonda e gjatë përfshinë njeriun që u ble plot 35 milionë funte nga Arsenali, pra Xhakën, i cili në një moment e humb topin pa nevojë dhe më pas rrëzohet vetvetiu në mënyrë të çuditshme.

“Lojtaret” apo  përdoruesit e “Twitter” e kanë përshkuar këtë si tmerr dhe kanë ngritur pyetje nëse Xhaka ishte i dehur gjatë ndeshjes.

Megjithatë, të jemi të sinqertë, mesfushori i kombëtares së Zvicrës ishte mbase njëri prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit mbrëmë, edhe pse nuk iu shpëtoi fishkëllimave të tifozëve pas përfundimit të ndeshjes.