Aventura e tij në “Uajt Hart Lejn” ishte e mrekullueshme, edhe pse përfundoi keq. Maurisio Poçetino u bë një nga legjendat tek Totenhemi, pasi trajneri kualifikoi disa herë radhazi Spërsat për në Champions, si dhe arriti finalen e kompeticionit në 2019. Pas humbjes së asaj finaleve ndaj Liverpulit, pas dëmtimeve të yjeve dhe pas thashethemeve se mund të bëhej trajner i Mançester Junajtidit, argjentinasi pati probleme me lojtarët, dhe u shkarkua, i zëvendësuar nga Zhoze Murinjo.
Së fundi, në një intervistë që nga Argjentina, Poçetino shpreh besim për kolegun portugez. “Ai është një trajner i nivelit më të lartë, – shprehet Maurisio, – njihemi prej kohësh. Mendoj se ai do të përfundojë punën që nisa unë. Jam i lumtur që e lashë klubin në kushtet e duhura, me infrastrukturën më të mirë në botë”. Poçetino mendon se humbja në finalen e Championsit ndaj Liverpulit ishte pafatësi, ndërsa gjykon se do ta vazhdojë karrierën shpejt.
Sfidanti.al