Ish-kampioni i botës këmbënguli se dueli me rivalin e vjetër duhet të jetë “njerëzor”, pra më shumë me kombinime dhe veprime teknike e taktike, si të thuash një spektakël në ring. Pra, jo grushte të vërtetë që mund të të rrëzojnë nokaut apo edhe nokdaun. Evander Holifildi e mendon pikërisht kështu një rikthim në ring me Majk Tajsonin, veçse faktet qëllon që flasin ndryshe. Amerikani 57-vjeçar, që është ndeshur me Tajsonin dy herë në karrierë e sipër, ka pajtuar legjendën ukrainase, Vladimir Kliçko, që ta ndihmojë në stërvitje. Kur një si Kliçko, dominues i madh i peshave të rënda të boksit bashkë me vëllanë Vitalin, vjen të të ndihmojë, do të thotë se detyra përpara teje mund të jetë shumë e vështirë. Ukrainasi pritet të mbetet pjesë e grupit të Holifildit, deri në një ndeshje të mundshme me 53-vjeçarin Tajson në fund të vitit. Vetë Kliçko është 44 vjeç, dhe së fundi pësoi dy humbje me Tajson Fjurin (me pikë) dhe me Entoni Xhoshuan (nokaut).
Sfidanti.al