Manchester United, virusi i kushtoi 31 milionë Euro

Pandemia coronavirus i ka kushtuar tashmë Manchester United 28 milionë Paund ose rreth 31 milionë Euro, por deficiti në bilanc  në fund do të jetë akoma më i madh. Ai që lëshoi alarmin ishte vetë klubi anglez teksa prezantoi të dhënat e bilancit financiar të 3 mujorit të tretë të përditësuar në 31 mars dhe që u publikuan nga rrjeti televiziv BBC

Shefi I Financave të Manchester United, Cliff Baty pohoi se klubi anglez do të duhet të kthejë 20 milionë Paund nga të drejtat televizive edhe në rast të përfundimit të sezonit. Për më tepër, Manchester United ka humbur 8 milionë të tjerë në 3 javët e fundit të marsit kur u shtynë 3 ndeshje. Në total, janë shtyrë 11 ndeshje të Manchester United për shkak të pandemisë. Baty ka folur në një teleconferencë duke shpjeguar se rrjetet televizieve që transmetojnë Premier League do të mund të sigurojnë 20 milionë Paund nga Djajtë e Kuq, pikërisht për shkak të ndryshimit të datave të ndeshjeve dhe pandemisë

Baty shtoi se Manchester United ka humbur të ardhura jo vetëm nga anulimi i ndeshjeve, por edhe nga sponsorizimi e merchandising, ndërkohë që dyqani zyrtar i klubit në Old Trafford është ende I mbyllur.

Manchester United nuk bëri koment në lidhje me koston financiare finale për shkak të pandemisë, por Ed Woodward,zv/shefi ekzekutiv tha se impakti më i madh do të vlerësohet në 3 mujorin aktual dhe ndoshta më vonë. Të ardhurat e Manchester United kanë rënë me 18.7%  në 123.7 milionë Paund. Borxhi është nga 124.4 milionë në 429.1 milionë Paund. Vetëm shtyrja e transfertës me Tottenham në 15 mars i kushtoi Manchester United, 4 milionë Paund.

Sfidanti.al