Trajneri i Arsenalit, Ansere Wenger, ka pohuar se dyshja Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil duan të qëndrojnë në klub, përkundër ngurrimit të tyre për t’i ripërtërirë kontratat që u skadojnë në verën e vitit 2018.
Duke folur pas fitores së Arsenalit në derbin e Londrës ndaj rivalit Tottenham me rezultat 2-0, në të cilën Sanchez e shënoi golin e dytë dhe Ozil u shpall lojtari i ndeshjes, Wenger ka thënë se dyshja mund të zgjedhë të qëndrojë në “Emirates”.
“Jam i bindur se ata e duan klubin dhe skuadrën. Besoj se e duan klubin dhe duan të qëndrojnë, por ka klube tjera që ofrojnë kontrata të mira, po ashtu”, ka theksuar francezi.