Humbja e pësuar 6-0 vë në diskutim pozitën e cdo trajneri dhe Mauricio Sarri nuk bën përjashtim. Celsi në Etihad Stadium mori një leksion të mirë futbolli nga Mancester Siti pasi u mund pikërisht me këtë rezultat tenistik duke regjistruar humbjen më të thellë të pësuar në kampionatin anglez që nga viti 1991. I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij apo jo në stolin e Celsit, Sarri u përgjigj në mënyrë të tillë që të lë të kuptosh se në të vërtete nuk ka asgjë të sigurt.
‘Nuk e di. duhet të pyesni drejtuesit e klubit-ishte përgjigjja e Mauricio Sarrit-unë shqetësohem për skuadrën time dhe paraqitjet e saj. por puna ime është gjithnjë në rrezik’.
Pas përfundimit të ndeshjes, Mauricio Sarri u vu në shenjestrën e kritikave për gjestin e tij duke mos i dhënë dorën kolegut të tij, Pep Guardiola. ‘Në atë moment doja vetëm të shkoja në dhomat e zhveshjes-u mundua të justifikohej trajneri italian-më pas shkova ta takoj sic bëj gjithmonë’.
Ai që i doli në mbrojtje Sarrit pas asaj cfarë u pa në fushën e lojës në Etihad Stadium ishte pikërisht Guardiola që vendosi të shuajë polemikat për gjestin e Sarrit duke deklaruar se italiani nuk e vuri re, për ta cuar diskutimin e tij te ndeshja.
‘Nuk është normale që të fitosh 6-0 ndaj Celsit-tha Guardiola-4 gjuajtjet e para në portë i kthyem në gola. Në 20 minutat e fundit të pjesës së parë vuajtëm pasi lojtarët e Celsit janë në gjendje që të qarkullojnë topin. Ishte një fitore dhe një kënaqësi e madhe. Unë e di se si luan Sarri, më ka vënë në vështirësi në Napoli dhe po e bën edhe këtu’;
sfidanti.al