Trajneri kryesor i Totenhemit të Londrës, Maurisio Poçetino, e ka ndaluar gruan e tij që të vijë në stadium të shohë ndeshjet, sepse ka frikë se mos humbas!, i tha ai portalit Goal.com. “Gjatë disa javëve të fundit, ajo nuk ka ardhur në ‘Uajt Hart Lein’ (stadiumi, ku luan Totenhemi), pasi unë i kam thënë se është më mirë që ajo të rrijë në shtëpi, pasi ne fitojmë, kur ajo nuk është në stadium”, i tregoi Poçetino portalit të mësipërm para ndeshjes së fazës ¼ të Kupës së Anglisë me Milluollin, të cilën Totenhemi e fitoi me rezultatin e thellë 6-0.
sfidanti.al