Kush tha se portieri Kurtua i lëshon goja lëng për portën e  Realit

Thibaut Kurtua, portieri belg, nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea.

Portieri i Chelseas, Thibaut Kurtua, ka mohuar raportimet e mediave se do të transferohet te Real Madridi.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar se ish-portieri i Atletico Madridit do të transferohet në Santiago Bernabeu për ta zëvendësuar Keylor Navasin.

I pyetur nëse do të transferohet në Real Madrid në sezonin e ardhshëm, belgu ka thënë: “Jo”.

“Tani për tani unë jam duke shijuar suksesin që kemi këtu dhe unë jam i fokusuar këtu”, ka theksuar Kurtua.