Akinfejevi i CSKA së Moskës thyen rekordin e Jashinit

Portieri i CSKA-së Moskës, Igor Akinfejev, theu rekordin e ish-portierit të Dinamos së Moskës dhe të përfaqësueses së Rusisë, Lev Jashtin, sa i përket numrit të ndeshjeve të zhvilluara, në të cilat ai nuk ka pësuar gol në portën e vet në ndeshjet e kampionatave ruse, njoftoi portali Lenta.ru. Ndeshja e raundit të 19-të të Premier Ligës së Federatës Ruse me ekipin Tom që përfundoi me fitoren e ekipit ushtarak moskovit me rezultatin 4-0, u bë për Akinfejevin ndeshja e 161-të që ai nuk pëson gol. Në këtë mënyrë, ai e kaloi portierin legjendar rus, Jashtin, që e ka lënë të paprekur 160 herë nga goli portën e Dinamos së Moskës. Më 3 dhjetor të vitit të kaluar, Akinfejevi u bë rekordmen i Rusisë sa i përket numrit të ndeshjeve, të zhvilluara gjatë karrierës së tij, pa pësuar gol. Pas ndeshjes së raundit të 17-të të kampionatit rus me Uralin e Jekaterinburgut, portieri rus shënoi rezultatin e vet të 253-të “të thatë”. Në këtë mënyrë, atëkohë, ai kaloi ish-portierin e Spartakut të Moskës Rinat Dasajev që ka zhvilluar gjithsej 252 ndeshje pa pësuar gol.

sfidanti.al