Kaka, dikur futbollisti më i mirë në botë, e këshillon Nejmarin që ta ndërrojë emrin, në rast se do që edhe ai, një ditë, të bëhet lojtari më i mirë në botë. Nuk është ndonjë sekret i madh se lojtari aktual i Barcelonës (Nejmar) një nga objektivët kryesorë të tij ka që të bëhet më i miri në botë dhe, për këtë arsye, Kaka konsideron se Nejmari duhet ta ndërrojë emrin. “Duke parë sesi ai po luan me Barcelonën, Nejmari shumë lehtë do të mund të bëhet lojtari i radhës që do ta fitojë titullin e futbollistit më të mirë në botë. Por, unë mendoj se do të ketë më shumë shanse, në rast ai do ta ndërrojë germën e parë dhe do të quhet Rejmar, pasi emrat e brazilianëve më të suksesshëm fillojnë me ‘R’”, tha Kaka. A do ta dëgjojë Nejmari bashkatdhetarin e tij? Duhet të presim.
sfidanti.al