Totenhemi merr masat per te frenuar sulmet e Realit te Madridit per Maurisio Poçetinon. Sipas te perditshmes ‘Telegraph’, klubi londinez ka vendosur t’i rrise ndjeshem pagen trajnerit argjentinas.
Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, Poçetino, vlera e te cilit u rrit ndjeshem pas barazimit 2-2 te Totenhemit me Juventusin ne Torino, ka me klubin londinez nje kontrate deri ne vitin 2021.
Per momentin as argjentinasi e as drejtuesit e Totenhemit nuk e kane me ngut rinovimin, por duke pare interesin e Realit te Madridit dhe se fundmi edhe ate te PSG, atehere klubi shume shpejt do t’i propozoje kontrate me rritje page Poçetinos.
Sfidanti.al