Barcelona ‘mbulohet me ar’; 200 milione Euro te ardhura nga fanela

Barcelona shton arkat e saj me 200 milione Euro vetem nga sponsoret emrat e te cileve shfaqen ne fanelat e skuadres. Kontrata e fundit e nenshkruar nga katalanasit eshte ajo me kompanine turke te prodhimit te elektroshtepiakeve ‘Beko’.

Kjo e fundit ka pranuar te paguaje 19 milione Euro, shifer kjo qe eshte pak me shume se dyfishi i asaj qe paguante qe nga viti 2014. Vlen te theksohet se Barcelona ka kontrata te rendesishme edhe me Nike e Rakuten.  Me Nike me te cilen Barcelona ka nje bashkepunim qe nga viti 1998. Per momentin Nike i paguan 80 milione Euro ne vit, por qe nga muaji korrik kjo shifer do te shkoje nga 105 ne 155 milione Euro, ndersa kontrata eshte deri ne 2026.

Duke nisur qe nga ky sezon, Barcelona siguron nga kontrata me sponsorin kryesor Rakuten 55 milione Euro shifer se ciles i shtohen 1.5 milione Euro per cdo titull ne La Liga dhe 5 milione per cdo Lige Kampionesh.

Duke bere llogarite, Barcelona perfiton 179 milione Euro nga 3 sponsoret e faneles dhe 235.5 milione ne total per te gjithe sezonin.

Sfidanti.al