Tifozët e Junajtidit: Të paktën e dimë kur shkarkohet Solskjeri!

Premier Liga zbuloi datat e ndeshjeve për sezonin e ri, dhe paradoksalisht disa tifozë të Mançester Junajtidit u gëzuan jo për suksesin e mundshëm, por për diçka tjetër. Sa duke u tallur, aq edhe duke e pasur seriozisht, ata komentuan në rrjetet sociale shkarkimin e mundshëm të trajnerit të tyre, Ole Gunar Solskjer.

“Djajtë e kuq” do të kenë nisje të vështirë, duke pritur Çelsin në “Old Traford”, veçse tifozët parashikojnë që vendimi për norvegjezin të merret me vonë, pas zhgënjimeve në ndeshje të tilla si ndaj Uolvesit apo Noruiçit. “Thikë me dy presa” janë dy përballjet “e vdekjes” të njëpasnjëshme, si ndaj Totenhemit në 3 dhjetor në Mançester dhe derbi ndaj Sitit në fushë kundërshtare në 7 dhjetor. Një tifoz madje shkruajti se Solskjeri do të shkarkohet në 8 dhjetor, pas një humbjeje hipotetike në derbi.

Sezoni i kaluar u mbyll në mënyrë dëshpëruese, në vendin e 6-të, pra jashtë Championsit, ndonëse duhet theksuar se Solskjeri e gjeti ekipin në pozita të tilla që kur u emërua në dhjetor, pas largimit të Zhoze Murinjos. Ai pati një seri rezultatesh të shkëlqyera, por paradoksalisht gjithçka shkoi keq sapo norvegjezi mori kontratën si trajner me kohë të plotë.

Sfidanti.al