Tifozët e Celsit u tërbuan, kur mësuan arsyen e vërtetë të Kurtuas

Tifozët e Celsit nuk janë aspak të kënaqur dhe humbja e fundit e tij 2-0 në Premier Ligë ndaj Mançester Junajtidit nuk është e vetmja arsye. Portieri Tibo Kurtua nuk luajti në “Old Traford”, për shkak të një dëmtimi dhe, fillimisht, u tha se ai ishte dëmtuar në stërvitje. Por, kur dolën zërat se ai ishte dëmtuar gjatë xhirimit të një reklame, atëherë, tifozët e “bluve” u tërbuan. “Skaj Sporti” bëri të ditur se portieri belg është dëmtuar, duke luajtur basketboll për një reklamë të NBA-së amerikane, ndërkohë që trajneri Antonio Konte as nuk e konfirmoi dhe as nuk e përgënjeshtroi lajmin e përhapur. Megjithatë, kjo gjë mjaftoi që tifozët ta shprehnin zemërimin e tyre nëpër rrjetet socialë.

Sfidanti.al