Ish-futbollisti i Mançester Junajtidit dhe i Totenhemit, si edhe i përfaqësueses bullgare Dimitar Berbatov ndodohet në prag të kthimit sensacional në Premier Ligën angleze, bëjnë të ditur mediumet në Angli. Dejvid Mojes dhe Sanderlendi ndodhen në një situatë të keqe, në prag të rënies nga Premier Liga, kështu që te Berbatovi klubi sheh “gomën e shpëtimit” që, bashkë me Xhermejn Defon, do të mund të bënin ndonjë mrekulli dhe t’i shpëtonin “macet e zeza” nga rënia në divizionin e parë anglez. Berbatovi që, ndërkohë, është i paangazhuar, duke qenë se i ka përfunduar kontrata me PAOK-un, vitin e kaluar, vuri në dukje se dëshironte që të luante përsëri në nivel profesionist. “Dëshiroj që të luaj, kam biseduar me disa menaxherë dhe njëri, midis tyre, ishte i Sanderlendit, Dejvid Mojes. Shpresoj që, një ditë, të kthehem në rrugët e vjetra”, tha Berbatovi.
Sfidanti.al