Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, të gjithë sezonin e parë në Angli e kaloi në hotel. Këtij trajneri portugez i është vënë në dispozicion një suitë ose apartament luksoz në hotelin “Louri” të Mançesterit. “Dejli Miror” zbuloi se llogaria e qëndrimit në hotel të Murinjos është 150 000 sterlina në sezon. Familja e Murinjos jeton në relacionin Londër-Lisbonë, ndërsa vetë ai e kalon këtë periudhë të tij pa familjen në hotel. Sidoqoftë, Murinjo, gradualisht, ka filluar “t’i përvetësojë” tifozët e “djajve të kuq”, pasi, qysh sezonin e parë, fitoi tre trofe, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
Sfidanti.al