Solskjeri u thotë yjeve se janë ekip më i mirë sesa ai i lavdishmi në 1999!

Ishte sezoni kur vetë trajneri i sotëm ishte në përbërje të skuadrës, dhe shënoi golin vendimtar në finalen e Championsit ndaj Bajernit në “Kamp Nou”. Ole Gunar Solskjer i nxiti futbollistët e tij që të besonin se skuadra e sotme e Mançester Junajtidit është më e mirë sesa ajo e udhëhequr nga Sër Aleks Fergusoni në 1999 që arriti fitore të trefishtë në Premier Ligë, Champions dhe Kupën e Anglisë. Nuk dihet nëse norvegjezi është i bindur apo ua tha lojtarëve për t’i dhënë më shumë besim. Një krahasim tregon se, së pari, Junajtidi atëherë ishte më skuadër, ndërsa kishte disa ikona që fituan shumë, si Shmajkel, Geri Nevil, Fil Nevil, Iruin, Bekam, Kin, Skouls, Endi Koul, Duajt Jork, Sheringam apo Solskjer. Sot janë De Gea, Varan, Megajer, Bruno Fernandes, Pogba, Kristiano Ronaldo, Rashford, Kavani.

Sfidanti.al