Tërbohen tifozët e Milanit, bileta më të shtrenjta në Champions se Interi!

Jo vetëm që do të duhet të paguajnë më tepër, por me diferencë të madhe. E tillë politika e Milanit në kthimin e skuadrës në Ligën e Kampionëve, në një kontrast të fortë me “kushërinjtë” qytetës. Tifozët milanistë janë të zemëruar dhe po diskutojnë shumë në rrjetet sociale për vendimin e drejtuesve që biletat e ndeshjes në “San Siro” ndaj Atletikos së Madridit të jenë shumë më të shtrenjta sesa ato të ndeshjes së Interit me Realin e Madridit. Në “unazën e dytë”, pra në harkun e mesëm të stadiumit “San Siro”, një biletë e Milan-Atletiko kushton 119 euro, ndërsa në të njëjtin vend një biletë për Inter-Real kushton 48 euro. Unaza e tretë për tifozët e Milanit do të kushtojë 70 euro, ndërsa Interi nuk ka ndërmend ta hapë atë unazë për momentin. Diferencë e madhe edhe në kampionat, pasi Milani ka bileta 39 euro për unazën e dytë, ndërsa Interi vetëm 20.

Sfidanti.al