Kthimi i shkëlqyer i Robert Kubicës, në Holandë me Alfa Romeo

Fati i tij ishte sëmundja e shokut, dhe paradoksalisht kështu ndodh. U desh të infektohej Kimi Raikonen me Kovid 19 që Robert Kubica të bënte rikthimin në Formula 1. Piloti polak, sot 37-vjeçar, do të jetë në timon të një makine të shpejtësisë Alfa Romeo në Çmimin e Madh të Holandës, dhe ky kthim ndodh për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2019, kur garoi në Abu Dabi me Uilliams. Të mos harrojmë se Kubica ka pasur shumë kohë më parë një aksident të frikshëm që e la me pasoja, dhe u desh kohë që ai të rimerrte veten dhe të ishte në gjendje për të garuar. Në Holandë, ai nuk do të jetë i vetmi debutues, pasi pista “portokalli” nuk ka qenë në kalendarin e Formula 1 që nga viti 1985.

Sfidanti.al