Ç’po ndodh me Francën, 5 ndeshje zyrtare radhazi pa fitore!

Po na kujtohet ajo gjë që i ndodhi Gjermanisë pasi doli kampione e botës në 2014. Franca po ashtu po rrëshqet në një “greminë”, veçse më shpejt e më keq sesa gjermanët e Joakim Lëvit, që të paktën ishin skuadër shumë e mirë në Euro 2016. Franca në Euro 2020 ishte një grup yjesh pa harmoni, ndërsa vazhdimi duket shqetësues. Barazimi 1-1 në fushën e Ukrainës ishte ndeshja e pestë zyrtare radhazi pa fitore, duke përfshirë ato në Europian. Edhe pse skuadra e trajnerit Deshamp kryeson grupin, optimizmi në Francë nuk ekziston, sidomos pas lajmeve se klani Mbape-Benzema po përcakton kombëtaren sipas “shijeve” të tij. Së pari u la jashtë Zhiru, ndërsa tani po luftohet Grizman. Gjithsesi, Deshampi nuk e pati Mbapenë në ekip, ndërsa Benzema hyri në pjesën e dytë, me Grizmanin që ishte titullar.

Sfidanti.al