Kur themi emrin e këtij klubi, na kujtohen shpenzimet e mëdha, prej 50, 60 apo 90 milionë eurosh për të marrë lojtarë. Mançester Siti nuk e kishte problem të “plaçkiste” llogarinë e tij bankare për të “plaçkitur” ekipet e tjera, por tani duket se kohët janë pak më të ndryshme. Pep Guardiola ia ka vënë syrin një ylli tjetër dhe ky vjen nga Amerika e Jugut. Nikolas De la Kruz është lojtar i River Plejtit, dhe sipas mediave angleze mund të kushtoj “vetëm” 25 milionë paundë stërlina, pra më pak se 30 milionë euro.
Uruguajani 22-vjeçar vlerësohet si “okazion” që nuk duhet humbur, ndërsa luan si organizator, pra Guardiola synon të shtojë talentin në mesfushë, sidomos tani që David Silva do të largohet. Gjithsesi, ka kritika sepse, sipas analistëve, Siti ka më shumë nevojë për mesfushorë mbrojtës sesa organizator.
Sfidanti.al