Të ardhurat për shkak të pandemisë së koronavirusit ranë me 11 për qind dhe bilanci është negativ. Jo vetëm kaq, por me diferencë të madhe. Mançester Siti nuk është një klub aq eficient futbolli, edhe për shkak se “është mësuar keq” me paratë nga Lindja e Mesme, por nuk do të rrezikojë sërish zemërimin e UEFA-s. Pasi kaloi me sukses gjyqin e parë për përjashtim nga Championsi, klubi do t’i kërkojë trajnerit Pep Guardiola që të bëjë çmos për të fituar këtë vit Ligën e Kampionëve. Të ardhurat duhen me domosdo pasi humbjet janë 126 milionë paundë stërlina, mbi 140 milionë euro. Në të vërtetë, një ditë pasi dolën këto të dhëna, Siti transferoi Leroi Sanenë tek Bajerni për 55 milionë paundë stërlina, duke zvogëluar humbjet, por kjo shifër do të përfshihet në raportin e këtij viti. Drejtuesit e “qytetarëve” presin që sezonin e ardhshëm të kenë të ardhura më të mira dhe të dalin me bilanc pozitiv, duke menduar edhe faktin se tifozët sipas të gjitha gjasave do të kthehen në stadiume.
Sfidanti.al