Abrashi luan ndeshjen e dytë të vitit, kombëtarja lutet për të!

Me shumë gjasë ka qenë sezoni më i keq i karrierës. Amir Abrashit nuk i ka ndodhur kurrë kështu që kur nisi futbollin në vitin 2006, ndërsa më në fund e bëri rikthimin. Pasi u detyrua të priste disa muaj, mesfushori i kombëtares shqiptare kaloi dëmtimin dhe luajti titullar në ndeshjen që Bazeli humbi 1-2 në fushën e tij ndaj Vaducit. Nuk ishte një ditë e mirë për të festuar kthimin në fushë, por gjithsesi shqiptari nga Kosova shpreson që këtej e tutje të ketë më shumë fat.

“Një humbje që dhemb shumë, – u shpreh ai më pas, – humbëm 1-2 për shkak të dy goditjeve nga këndi. Nuk kam fjalë. Gjithsesi, është faji ynë sepse nuk luajtëm siç duhet dhe u mundëm nga një ekip që është ngjitur këtë vit në Superligë. Jam i lumtur që u ktheva në fushë, por tepër i mërzitur për humbjen. Duhet të reagojmë”.

Mesfushori 31-vjeçar nuk i ka pasur mirë punët, dhe ka luajtur vetëm 2 ndeshje për Bazelin. Fillimisht, në 31 janar të këtij viti në barazimin 2-2 me Luganon në shtëpi, dhe tani në humbjen me Vaducin.  i njëjti fat edhe në Bundesligën gjermane ku ishte me Frajburgun dhe ku luajti vetëm pak minuta, ndërsa u dëmtua në ndeshjen e humbur 1-2 në “Alianc Arena” të Mynihut ndaj Bajernit. Abrashi është në futbollin që vlen që prej vitit 2008 duke luajtur kryesisht në Zvicër dhe në Gjermani, ku ka provuar edhe Bundësligën, si dhe Bundesligën e dytë.

Ai ka 330 ndeshje në karrierë, gati 25 000 minuta, me 22 gola e 17 asistë. Mungesa e Abrashit ndihet në kombëtare, pavarësisht moshës 31-vjeçare. Mesfushori nga Kosova është një nga lojtarët më luftarakë në përfaqësuese, dhe jo më kot ka nofkën “pitbulli”. Shpresohet që ai të mos ketë dëmtime për ndeshjet eleminatore të Kupës së Botës në shtator ndaj Polonisë e Hungarisë.

Sfidanti.al