Si të mos i japësh kontratë Edersonit me 95 ndeshje pa pësuar gol në 194!

Tek Siti padyshim që thonë se “ai është portieri më i mirë në botë”. Kështu kanë bërë të gjithë klubet që kanë pasur emra të rëndësishëm në skuadër, si Junajtidi me Shmajkelin apo De Gean, Juvja me Bufonin, Reali me Kasijasin, Liverpuli me Alisonin apo Bajerni me Oliver Kahnin e Manuel Nojerin. Mançester Siti rinovoi kontratën me portierin Ederson dhe palët do të jenë bashkë deri në 2026 sipas asaj që firmosën. Mediat angleze nuk harruan të theksonin se numri 1 i Brazilit e meriton gjithçka pasi nga 194 ndeshje që ka qenë në fushë, në 95 prej tyre nuk ka pësuar gol. Ai erdhi në 2017 nga Benfika për 35 milionë paundë stërlina, ndërsa Pep Guardiola është i lumtur sepse Ederson bëhet lojtari i radhës që rinovon pas De Brujnit, Fernandinjos, Stounsit dhe Ruben Diasit.

Sfidanti.al