Katalonja lumturohet me Realin: Mbape si De Gea, dy dështime të mëdha!

Më herët ka pasur suksese, por kohët e fundit nuk po i ecën fare. Në “Santiago Bernabeu” kanë harruar sesi “të luajnë nën presion” dhe ja ku erdhi dështimi i dytë, ai i Kilian Mbapesë. Ylli i Paris SG nuk mbërriti dot në momentet e fundit të afatit të transferimeve, në mesnatën mes 31 gushtit e 1 shtatorit. Kjo, pas dështimit që u bë qesharak të David De Geas në 2015. Reali u duk i sigurt që do ta merrte portierin nga Mançester Junajtidi, por fatale u bë vonesa e faksit dërguar La Ligës, që mbërriti 5 minuta pas afatit. Në Katalonjë nuk e harrojnë këtë dështim dhe “El Mundo Deportivo” doli me titull për dëshpërimin e presidentit Florentino Perez. Më herët, Reali ia kishte dalë në minutat e fundit të merrte Ronaldon nga Interi në 2002 për 45 milionë euro, Sergio Ramosin gjysmë ore para afatit në 2005 duke i paguar Seviljes 27 milionë euro, dhe Garet Bejlin në 2013 me 100 milionë euro për Totenhemin.

Sfidanti.al