Ish-sulmuesi irlandez, Toni Kaskarino, deklaron se “fakti që Guardiola nuk mori dot një sulmues të vërtetë këtë verë, do t’i kushtojë titullin”. Mançester Siti është që tani 3 pikë prapa treshes kryesuese të Premier Ligës, ndërsa do të ketë tri ndeshje tepër të forta, me një listë të gjatë dëmtimesh. Jo vetëm që Harri Kejn nuk erdhi, ashtu si edhe Lionel Mesi apo Halandi, por tashmë Pep Guardiola duhet të llogarisë mungesat. Ilkai Gyndogan u bë viktima e fundit në listën e infermierisë, pasi të lënduar janë edhe Xhon Stouns, Ajmerik Laporte, Rodri dhe Oleksandr Zinçenko. Aspak gjë e vogël, qoftë edhe për Sitin, ndërsa në radhë janë ndeshja në fushën e Çelsit (25 shtator), ndaj PSG-së në Francë në Champions dhe ndaj Liverpulit në nisje të tetorit.
Sfidanti.al