Drejtuesit e klubit e dinë se vera e ardhshme do të jetë tepër e vështirë dhe se ylli më i madh i ekipit mund të largohet. Shefi ekzekutiv Vacke, dhe drejtori sportiv Cork, pohojnë se “do të jetë shumë e zorshme të mbahet Halandi në 2022”, por shtojnë se “ne ende kemi shpresë për këtë”. Më mirë, ata le ta flenë atë mendje dhe të përgatiten për periudhën post-Haland, pasi me paratë që do të marrin do të mund të sjellin në Dortmund një tjetër sulmues shumë të mirë, ndonëse jo aq sa norvegjezi. Ëndrra tjetër “në sirtar” e Borusias është që të mbajë Xhud Belinghamin, adoleshentin anglez që njëri nga kapitenët, Mats Humels, e cilëson “18-vjeçari më i pjekur që unë kam parë ndonjëherë”. “I kam thënë 25 herë se e dashuroj, – thekson mbrojtësi, – ai është një udhëheqës që në këtë moshë”. Belingham pëlqehet nga Liverpuli, por edhe nga klube të tjerë në Angli.
Sfidanti.al