Arsenali e Manchester City kanë ndarë pikët në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Emirates”, e cila përfundoi 2:2, por që ishte një ndeshje me emocione dhe me spektakel.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka shpëtuar Arsenalin nga humbja duke shënuar golin e barazimit për 2:2 ndaj Manchester Cityt në minutën e 53’të, për t’ia siguruar një pikë shumë të vlefshme “Topçinjve”, shkruan Gazeta Express.
Ai është vlerësuar lojtari më i mirë në këtë sfidë duke marrë notën më të madhe (7.7), derisa Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.7.