Ish-lideri i tenisit, Nastase dyshon te “pastërtia” e S.Uiliamsit

Ish-nr.1 në rejtingun botëror të tenisit Ilia Nastase e vuri në dyshim “pastërtinë” e tenistes më të mirë të botës, Serena Uiliams, sa i përket dopingut. Deklaratën e këtij tenisti të madh të dikurshëm e sjell portali “Pro Sport”. “Aferat e dopingut i kanë sjellë një dëm të madh imazhit sportiv të Rusisë, por kundrejt Serena Uiliamsit nuk ka asnjë pretendim. Të paktën, shikoni figurën e saj fizike?”, thotë ai. Sipas tij, në planin e dopingut, sportistët amerikanë nuk kontrollohen seriozisht. “Nëse, ndonjë ditë, do të dalë e vërteta, sportistët amerikanë do të zhduken nga turnetë e mëdha dhe këto gara do të humbasin sponsorët e tyre. Ju, besoj se i merrni me mend pasojat?”, vuri në dukje Nastase.

sfidanti.al