Si një rrufe në qiell të pastër jehoi, lajmi se Mançester Junajtidi do të angazhojë Aleksis Sançezin e Arsenalit në radhët veta, ndërkojë që vazhdojnë të vijnë informacione të reja. Emri i Sançezit, në fakt, që në fund të sezonit të kaluar, është lidhur me Mançester Sitin, por punët, sikurse duket, kanë ndryshuar brenda një kohe mjaft të shkurtër. Tani, si favorit i parë, për të siguruar shërbimet e futbollistit kilian, ka dalë klubi i “Old Traffordit”
“Skaj Italia” transmeton lajmin se Sançezi është marrë vesh për kushtet personale me trajnerin e “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, dhe, tani, ka mbetur vetëm që të konkludojnë dy klubet e mëdhenj të futbollit anglez. Nëse ky transferim do të realizohet dhe Sançezi përfundon në “Old Trafford”, atëherë, ky transferim do të jetë më befasuesi gjatë këtij sezoni transferimesh, të paktën, tani për tani. Sa për kujtesë, kontrata e futbollistit kilian të mësipërm me Arsenalin mbaron në fund të këtij sezoni, ndërkohë që oferta që pritet të ofrojnë “djajtë e kuq”, është mes 20 e 25 milionë sterlina, ndërkohë që ka shumë mundësi që Murinjo të përfshijë në këtë marrëveshje edhe sulmuesin armen të Junajtdit, Henrik Mhitarian.
Sfidanti.al