Juventusi po tregon një interesim të madh për mesfushorin e Realit të Madridit, Dani Sebaljos, njofton media spanjolle dhe italiane. “Don Baloni” spanjoll shkruan se “biankonerët”, tanimë, kanë kontaktuar me Realin dhe kanë nisur bisedimet për transferimin eventual të tij. Nga ana tjetër, edhe vetë Sebaljosi ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi “mbretëror”, duke qenë se ai nuk është i kënaqur me statusin që ka atje, shkurt ai është i pakënaqur me minutazhin në lojë.
Sidoqoftë, sikurse thuhet, trajneri i Realit, Zinedin Zidane, ka njoftuar kryesinë e klubit të vet se ai është kundër çdo transferimi lojtarësh gjatë këtij sezoni dimëror të transferimeve, gjë që vlen edhe për Sebaljosin. Megjithatë, sikurse bëhet e ditur, vetë futbollisti i ri i talentuar spanjoll, së shpejti, do të paraqesë kërkesë që emri i tij të vihet në listën e transferimeve, ndërkohë që për të, krahas Juventusit, ka shprehur interesim edhe Liverpuli.
Sfidanti.al